“Nëse largohem prej punës, dikush duhet me vdekë” – Kërcënime në Komunën e Skenderajt, Policia nis hetimet

Një ngatërresë mes dy zyrtarëve në Kuvendin Komunal të Skenderajt ka kaluar në kërcënime, për çka Policia ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur dje, në zyrat e kësaj komune, ku një zyrtar dyshohet për kanosjen e një zyrtareje, në lidhje me vendin e punës.

I dyshuari Z.M., zyrtar në komunë dyshohet se e ka kërcënuar kolegen e tij me fjalët se “nëse largohem nga vendi i punës, dikush duhet me vdekë”.

Përballë këtij kërcënimi serioz, zyrtarja viktimë ka pritur kërkim-falje nga i dyshuari, por meqë i njëjti s’e ka bërë, ajo ka vendosur ta denoncojnë në stacion policor.
Policia është vënë në veprim me t’u raportuar rasti dhe ka ftuar të dyshuarin për të dhënë deklaratë lidhur me rastin.

Siç mëson Sinjali, zyrtari i komunës e ka mohuar tërësisht pretendimin e viktimës, duke mos e pranuar se e ka kërcënuar në zyrën e saj.

Prokurori i Shtetit ka vendosur që këtë rast ta iniciojë si kanosje dhe zyrtari i komunës të hetohet në procedurë të rregull.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë