Gruaja nga Nekoci e lajmëron djalin në polici, “dikush e ka rrëmbyer”, hetimet tregojnë se deklarata është e rrëjshme

Një grua nga Nekoci i Drenasit ka alarmuar mbrëmbë policinë duke e raportuar se persona të panjohur ia kanë rrëmbyer djalin e saj.

Por pas hetimeve intenzive të policisë është kuptuar se rasti nuk ka të bëj me rrëmbim, por me deklarim të rremë, raporton DrenicaOnline.

Djali rreth të 20-tave (identiteti i njohur për redaksinë) është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të pa njohur i kanë rrëmbyer djali e saj. Njësia përkatëse policor pas hetimit kanë arrit të gjejnë viktimë dhe i njëjti është arrestuar si i dyshuari pasi që kishte inskenuar ngjarje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë