41 vjetori i rënies së Tahir e Nebih Meha

Në nderim të 41 vjetorit të rënies së heronjeve Tahir e Nebih Meha, kryetari i komunës Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, bashkëluftëtarë, asamblistë, drejtorë komunal, familjarë e qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në homazhet e organizuara pranë varreve të dëshmorëve dhe pranë busteve të tyre tek kulla në Prekaz.

Kryetari Fadil Nura para të pranishmëve ka thënë se heroizmi i Tahir e Nebih Mehës ishte i jashtëzakonshëm për çka do të kujtohet gjithmonë nga brezat e ardhshëm kurse nënkryetari Sami Lushtaku i ka cilësuar si udhërrëfyes për shumë nga themeluesit e UÇK-së, si dhe tregues se mënyra e vetme për të ju kundërpërgjigjur regjimit serb ishte përmes grykës së pushkës.

Lavdi e përjetshme heronjeve Tahir e Nebih Meha.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë