Lladrovci ngushëllon familjen Peci: Miqësia dhe vlerat e Xhevdetit mbesin të paharrueshme!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllime për legjendën e boksit, Xhevdet Peci.
Ne ishim krenar me arritjet e Xhevdetit në boks si sportist por edhe si shok e atdhetar, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social.
Postimi i plotë:
Sot, iu dha lamtumira e fundit, legjendës së boksit, Xhevdet Pecit.
I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen Peci, miqtë, shokët dhe dashamirët e Xhevdetit.
Ne ishim krenar me arritjet e Xhevdetit në boks si sportist por edhe si shok e atdhetar. Miqësia dhe vlerat e Xhevdetit mbesin të paharrueshme.
I përhershëm është kujtimi për legjendën e boksit dhe sportit tonë, Xhevdet Pecin!