Vetura godet rëndë një fëmijë në këtë fshat të Drenicës

Raportohet se të martën pasdite ka ndodhur një aksident trafiku në Lubovec të Skenderajt.

Sipas policisë, një veturë me targa të huaja e ka goditur një 4 vjeçar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia bënë të ditur se ngasësi i veturës ishte fëmijë, transmeton DrenicaOnline.

Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë dhe sipas stafit mjekësor gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë