Mërgim Lushtaku i shkon tek foltorja Enver Dugollit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku i ka shkuar tek foltorja deputeti të VV-së, Enver Dugolli teksa po fliste.

Dugolli po kërkonte sqarim nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri për shurdhuesit e armëve.

“Abelard ngjitja shurdhuesit zhurmës, sepse për ata e kam pyetjen”, ka thënë Dugolli.

Pa e përfunduar fjalimin Lushtaku i ka shkuar tek foltorja Dugollit duke e penguar gjatë fjalimit.

Përkundër zhurmës së krijuar, Seanca në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar.

Edhe pasi është larguar Dugolli, Lushtaku ka vazhduar me qëndrim tek foltorja, duke krijuar zhurmë me shishen e ujit në duar.

Deputetë të opozitës po i godasin tryezat dhe po fishkëllejnë, krejt kjo pasi po kërkojnë fillimisht formimin e Komisionit hetimor parlamentar për t’i hetuar zhvillimet në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës po kërkon komision hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike, për të gjitha transaksionet dhe ngritjen e çmimit të energjisë. Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar që Kuvendi nuk duhet të marrë asnjë vendim tjetër deri në themelimin e komisionit hetimor parlamentar për çështjen e menaxhimit me krizën energjetike dhe shtrenjtimin e energjisë në Kosovë.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka mbështetur kërkesën e opozitës për themelim të komisionit hetimor parlamentar për çështjet e energjisë.

/Insajderi.org

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë