Arrestohet një person në Arllat, e rrahu fort viktimën, policia jep detaje

Është arrestuar një person në fshatin Arllat të Drenasit pasi që i njëjti të dielën rreth orës 15:00, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një mashkull, shkruan DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prokurori ka urdhëruar policinë të hapet rasti ‘lëndim i rëndë trupor’.

Policia e Drenasit është duke e trajtuar këtë rast./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë