Kryetari Lladrovci takohet me përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, diskutohet bashkëpunimi në fushën e menaxhimit të mbeturinave
Komuna e Drenasit në kuadër të projektit për Shërbime të Qëndrueshme Komunale nga GIZ- bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, realizoi takim me qëllim të diskutimit për temat e ndërlidhura me fushën e menaxhimit të Mbeturinave, përfshirë këtu planifikimin strategjik të investimeve nga Granti i Performancës Komunale- Mjedisi i Pastër, rezultatet nga performanca komunale për periudhën kohore 2018-2020, si dhe temat tjera relevante me interes për Komunën e Drenasit.
Gjatë takimit u trajtua gjendja aktuale në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe sfidat në komunën e Drenasit si dhe hapat e mëtejmë. U vlerësua rëndësia e vazhdimësisë së bashkëpunimit në mes të Komunës së Drenasit, zyrës së BE-së në Kosovë, Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe GIZ , në fushën e menaxhimit të mbeturinave.
Komuna e Drenasit si përfituese e Grantit të Performancës Komunale – Mjedisi i Pastër, kërkoi që të bëhet paisja me makinerinë e planifikuar (kamionë) sipas vlerësimit të nevojave në menaxhimin e mbeturinave, kjo për arsyse se do të kontribuonte drejtpërdrejt në një sistem efikas të menaxhimit të mbeturianve. Po ashtu u diskutuan dhe u dakorduan veprime për ҁështje të tjera të përbashkëta prioritare si funksionalizimi dhe ngritja e kapaciteteve të stacion transferit të mbeturinave si qendër për ndarje të mbeturinave, vazhdimësia e projekteve për ndarjen e mbeturinave në burim, planifikimi dhe rregullimi i një qendre për grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave nga ndërtim demolimi.
Në takim ishin pjesëmarrës menaxheri i projektit për Shërbime të Qëndrueshme Komunale nga GIZ z. Stefan Mager me bashkëpunëtorët vendor, përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësior dhe Infrastrukturës, Komuna e Drenasit përfaqësuar nga kryetari Ramiz Lladrovci.

