Biznesmeni nga Drenasi jep 5 mijë euro për Fondin e Sigurisë
Biznesmeni Azem Tahiraj nga Tërrdevci i Drenasit ka dhuruar 5 mijë euro për Fondin e Sigurisë.
Në mesin e shumë atyre që po dhurojnë donacione për forcen e shtetit është edhe pronari i Diamanti Sh.P.K, me seli në Prishtinë, Azem Tahiraj, shkruan DrenicaOnline.
Fondi i sigurisë synon një nga përbërësit më të fuqishëm të themeleve të së ardhmes.
Kontributi dhe sakrifica kryhet në tashmen për të vendosur sigurinë në të ardhmen.
Buxheti prej 100 milionë euro që ka ndarë qeveria për Ministrinë tonë të Mbrojtjes është më i madhi ndonjëherë.
Por tani si asnjëherë më parë duhet të jetë edhe më i madh, sepse investimi në siguri është investimi më i sigurtë.
Kryeministri Albin Kuryi i ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës sonë, së bashku me bashkatdhetarët tanë në diasporë, që të ndajnë thirrjen dhe të kontribuojnë në ngritjen e sigurisë shtetërore./DrenicaOnline/


