Mbi 500 raste aktive me COVID-19 në Komunën e Drenasit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 33.538.
Prej numrit të përgjithshëm, në komunën e Drenasit aktualisht janë 523 të infektuar me virus, transmeton DrenicaOnline.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në komunën e Drenasit janë regjistruar 45 raste të reja.
/DrenicaOnline/

