Drenas/ Kanosi me jetë një femër, policia e identifikon të dyshuarin
Është shoqëruar në stacionin policor të Drenasit një person i dyshuar, pasi që ditë më parë për mes rrjeteve sociale ka kanosur me jetë një femër.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Policia nuk ka dhënë më shumë informacione në lidhje me rastin përveç që hetimet për kanosjen ende po vazhdojnë.
/DrenicaOnline/

