Likoc/ Kapen duke luajtur bixhoz, policia konfiskon provat në lokal

Gjatë kontrollit në një lokali në Likoc të Skenderajt, policia ka hasur në tre të dyshuar meshkuj kosovarë duke zhvilluar lojëra të fatit.

Si prova materiale janë sekuestruar katër TV, një shtëpizë, një tastierë dhe një printer kompjuteri, shkruan DrenicaOnline.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur të martën mbrëma./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë