Ish pjesëtari i UÇK-së, Albert Bucolli reagon ashpër për pagesën e rrymes që shteti ynë ua bënë serbëve të veriut

Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani biznesmen në Gjermani, Albert Bucolli nga Drenasi, ka reaguar ashpër për pagesën e energjisë elektrike që ua bënë shteti ynë serbëve të veriut të Mitrovicës.

Ai ka thënë se kurr nuk ka besuar se ata që na vranë familjen do të kenë privilegje nga politika kosovare.

Reagimi i plotë i Bucollit:

Pas ketij Betimi kurr s’kam menduar se do punojë unë dhe fëmijët e Dëshmorëve që t’ua paguajmë rrymën Kriminelëve në veri të Mitrovicës…ju që na vratë Nënën, Babin, Vllaun e Motren.

Betimit i mungon edhe: Betohem se pas çlirimit do t’ua paguaj rrymen, do bashkëpunojë me ju dhe do kem miqësi me ju që më vratë familjen.

Falendërimi për këtë TURP i takon
POLITIKES KOSOVARE

Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që më çdo kohe, pa kursyer as jetën time të luftojë për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftë, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM.
🅰️🅱️

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë