Mbahen garat në pingpong për nxënësit e Drenasit

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Drenasit ka zhvilluar garat për pingpong në palestrën sportive “Hysni Jetullahu” dhe ShMT “Fehmi Lladrovci”.

Këto gara që tashmë janë bërë tradicionale, kanë marr pjesë nxënësit e Shkollave të Mesme të Ulëta dhe Shkollat e Mesme të larta. Fituesit e këtyre garave në nivel komunal janë shpërblyer me medalje, mirënjohje dhe kupë si në vijim.

SHFMU – Vajzat
Vendi i parë- SHFMU “Dëshmorët e Drenicës” Çikatovë e Vjetër
Vendi i dytë- SHFMU “Dëshmorët e Qëndresës’’Terstenik(2)
Vendi i tretë- SHFMU “Bajram Curri’’Nekoc
Nxënësi më i mirë është zgjedhur Ermira Karaxha .SHFMU’’.D.Drenicës’, ndërsa mësimdhënësi më i mirë, Shukri Morina’ D.Drenicës’’

SHFMU – Djemtë
Vendi i parë- SHFMU “Luigj Gurakuqi” Sankoc
Vendi i dytë- SHFMU “Xheladin Gashi-Plaku”, Komoran
Vendi i tretë- SHFMU “Dëshmorët e Drenicës’’

Nxënësi më i mirë është zgjedhur Erin Jonuzi, ShFMU “Luigj Gurakuqi”, ndërsa Ganimete Hajdari e shkollës “ Luigj Gurakuqi’është zgjedhur mësimdhënsja më e mirë.

SHML – Vajzat
Vendi i parë, gjimnazi Gjergj Kastrioti Skënderbeu’’
Vendi i dytë SHMP “Fehmi Lladrovci”
Lojtarja më e mirë e garës është zgjedhur Dorina Gjorri, Gjimnazi Gjergj Kastrioti Skënderbeu’’ , ndërsa mësimdhënësi më i suksesshëm Agim Thaqi nga e njëjta shkollë.
SHML – Djemtë
Vendi i parë, Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, Drenas
Vendi i dytë, SHMP “Fehmi Lladrovci”
Lojtari më i mirë Donart Morina – Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” dhe mësimdhënësi më i suksesshëm Sabri Rexhepi, gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë