Lladrovci drekon me Sheqën: Ja tregova meselen me lepur dhe disa të ‘kollomojta’

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka drekuar sot me humoristin e njohur Mensur Safqiu, i njohur si Sheqa.

Statusi i Lladrovcit:

Mensur Safqiu është profil i një karakteri të filmit dhe humorit që mbahet mend gjatë, “Mixha Shneq” është më i dalluari. Ai është edhe shok i rrallë që e tejkalon profilin e tij artistik, humorin dhe porositë që me vite e vite i përcjellin “Stupcat”.

Një takim i rastësishëm sot në Brezovicë, u bë shkas të diskutojmë dhe flasim për shumë tema relaksuese. Ai i tregoi disa mesele të forta se ia ka anën, ndërsa unë ia tregova meselen e lepurit dhe do të “kollomojta” nga dora e parë. E falënderova për punën dhe porositë që i japin “Stupcat”.

Respekt miku im, Mensur!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë