Deputetja nga Drenica i thotë Vulinit: Dielli nuk mbulohet me shoshë, ti je veç një kriminel!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili e quajti gënjeshtër masakrën e Reçakut.

Sipas saj, një shtet që përfaqësohet nga soji i Vulinit, Evropa e Bota do duhej t’ia mbyllte dyert.

“As filmat dhe asnjë propagandë qoftë e metodave antike qoftë moderne nuk do t’ua mbuloj gjenocidin që keni bërë mbi popullin shqiptar. Nuk janë risi filmat tuaj për ne sepse ju tërë historinë e keni të bazuar mbi gënjeshtra e mashtrime. Dielli nuk mbulohet me shoshë. Ti je veç një KRIMINEL!”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, me rastin e 23 vjetorit të Masakrës së Reçakut, mediat serbe publikuan deklaratën e Vulinit rreth Reçakut.

“Reçaku është një gënjeshtër që shërbeu si justifikim për fillimin e agresionit të NATO-s Serbi. Raçaku është një gënjeshtër që shërbeu si justifikim për të vrarë mbi njëqind fëmijë tanë. Ajo gënjeshtër duhet të zbardhet”, kishte deklaruar ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë