Vdes gruaja nga Drenica që dikur i kishte shërbyer me bukë ushtarët e UÇK-së

Në moshën 83 vjeçare ka vdekur gruaja që gjatë luftës kishtë ushqyer nga duart e saj ushtarët e UÇK-së, Syna Geci, shkruan rajoni.org.

Vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët nëpërmjetë rrjetit social “facebook”.

Varrimi i të ndjerës bëhet nesër me 15 janar në ora 14:00 në varrezat e lagjes Geci në Llasuhë.

Postimi i plotë:

Njoftim
Me pikëllim të thellë ju njofojmë se ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare Syna Geci.
E ndjera, që ishte pjesë e një familjeje që ka dhënë kontribut të madh në kohën e luftës, ka qenë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë ata që kishin rastin ta njihnin. Veçmas luftëtarët e UÇK-së dhe të tjerët që ishin ushqyer nga duart e saj gjatë kohës së luftës.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet të shtunën me 15 janar, në ora 14,në varrezat e lagjes Geci
E pikëlluar familja e të ndjerës!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë