E konfirmon Ramiz Lladrovci: Sami Lushtaku ka lobuar për Dritan Ajazin (Video)

Ramiz Lladrovci fitoi mandatin e dytë të plotë në komunën e Drenasit, ku në balotazh mori 54,10% të votave.

Lladrovci i ftuar në emisionin “DIREKT” në ATV tha se Sami Lushtaku ka punuar kundër PDK-së në Drenas duke lobuar për Dritan Ajazin.

“Sami Lushtaku nuk ishte neutral, deri kur janë mbyll kutiat Samiu ka thirrë njerëz që ta votojnë kundërkandidatin tim, pra si ka interesu fort a po hup PDK, nuk i ka interesu fare”– tha Lladrovci, transmeton rajoni.org.

Lladrovci në Zgjedhjet Lokale të këtij viti pati kundërkandidat Driton Ajazin i cili mori 45,90% të votave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë