Gjuajtje me armë në Drenas/ Policia gjen gëzhoja në tokë, ankuesi nuk ia vërejti targat veturës

Një person ka raportuar në polici se të shtunën në orën 23 e 25 minuta, nga një veturë të cilës nuk ja ka vërejtur targat ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në Drenas, transmeton DrenicaOnline.

“Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore 4 gëzhoja”, thuhet në raportin e policisë dërguar mediave.

Hetimet ende po vazhdojnë ndërsa prokurori ka urdhëruar të hapet rasti për shkaktim të rrëzikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje ilegale./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë