Bixhozi ilegal në Drenas, policia i kap dy të dyshuar, njëri e pranoi vepren

Dy persona janë shoqëruar në Stacionin Policor në Drenas të shtunën në ora 20 e 25 minuta pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale organizim i bixhozit ilegal.

Njëri nga të dyshuarit e ka pranuar se i ka shërbyer klientët me lojëra online përmes telefonit të tij, shkruan DrenicaOnline.

Nga të dyshuarit për procedura të mëtutjeshme hetimore janë sekuestruar dy telefona.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori  shtetit i cili ka udhëzuar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë