FC Feronikeli gati për sezonin e ri

Gjatë ditës së sotme, në ambientet e klubit, pati një takim të lojtarëve me krye-trajnerin e Feronikelit, Faruk Elshani, ku u diskutua për planet e sezonit të ri 2021/22.

Elshani u konfirmua edhe një herë nga klubi si krye-trajner për sezonin që po hyjmë duke pasur edhe mbështetjen e lojtarëve, edhe të Kryesisë së Feronikelit.

Gjatë ditës së hënë, pritet të fillojnë stërvitjet me intensitet më të lartë, stërvitje në të cilat do të bashkohen edhe prurje të reja.

Feronikeli falënderon të gjithë adhuruesit e klubit, e në veçanti ata më besnikët që nuk e kursejnë përkrahjen e tyre asnjëherë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë