Lladrovci vjen me kundërpërgjigje ndaj Vehbi Kajtazi: Të hënën do të shtohet edhe një padi për shpifje

Gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi përmes një postimi në Twitter akuzoi Ramiz Lladrovcin se ai e ka dërguar ish-presidentin, Hashim Thaçi në Hagë.

Kundër këtyre akuzave, Lladrovci ka ardhur me një kundërpërgjigje. Ai ka thënë se të hënën do ta padisë analistin Kajtazi për shpifje.

Postimi i plotë:

Kam pritur reagime nga dje kur preka në plagë të pashëruar, por nuk e kam pritur nga Vehbi Kajtazi.

Nëse sistemi ynë gjyqësor do ishte më efikas, shpifjet që më janë bërë ndër vite, do të kishin epilog dhe do të mblidhnin mend shpifësit.

Të hënën do të shtohet edhe një padi për shpifje, kundër Vehbi Kajtazit.

Pres sjellje më dinjitoze se kolegu i tij i cili për të njëjtën shpifje thoshte se portalet i kanë fajet!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë