Ishte më i votuari në Drenas, Petrit Hajdari sërish në garë për deputet

Petrit Hajdari, i cili në zgjedhjet e fundit doli më i votuari në Drenas, është sërish në listën e PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, raporton DrenicaOnline.

Ai kishte marrë rreth 5 mijë vota në zgjedhjet e fundit në Drenas ndërsa tani pret që ta siguroi një ulëse në Kuvend.

Njoftimi i plotë i Hajdarit:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Kam kënaqësinë e madhe t’ju lajmëroj që Partia Demokratike e Kosovës, ma dha besimin për të kandiduar për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me numrin e përhershëm 70.
Në zgjedhjet e fundit, përveç besimit të partisë, më ka prekur thellësisht edhe besimi juaj.

Sot, garës i hyj me entuziazëm të ri, me përvojë të re e mbi të gjitha, duke e pasur parasysh faktin që liderët historikë e shtetformues të vendit i mungojnë Kosovës.

Qytetarë të dashur të Republikës,

gjatë vitit të kaluar ishim dëshmitarë të asaj që gatoi i ashtuquajturi ‘’koalicion i shpresës’’. Besimin qytetar dhe obligimin kushtetues nuk e kryen, qoftë për mungesë dije, qoftë për mungesë guximi. Është momenti vendimtar që Kosova t’i rimendojë të zgjedhurit e vet dhe ta modelojë Kuvendin me listën më të mirë në dispozicion, që është lista e Partisë Demokratike të Kosovës.

Është dëshmuar historikisht që Kosova përparimet më të mëdha i ka me PDK-në në pushtet, dhe unë jam i nderuar që jam pjesë e listës më dinjitoze për përfaqësimin e vendit. Si ish-konsull i Kosovës, jam i bindur që përfaqësimin e kam në ADN-në time politike dhe tani, që Kosova është në udhëkryq ndërkombëtar, kemi nevojë për më shumë përfaqësim se kurrë.

Ju kërkoj besimin tuaj, që Kosovën tone, me shpresën e shpërdoruar nga ata që e uzurpuan, ta kthjellim.

I juaji,
Petrit E. Hajdari nr.70
kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
#PDK
#Rimëkëmbje!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë