Shembull i mirë: Drejtori i Arsimit në Drenas refuzon të garoj për deputet, prioritet ka arsimin!

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Drenas, Muhamet Gjoka, nuk ka pranuar të jetë pjesë e listës për deputet të propozuar nga Dega e Partisë Demokratike, por dëshiron të vazhdoj të jep kontribut si drejtor i DKA-së.

Ai ka falënderuar kryesinë e degës për mbështetjen, mirëpo prioritet i tij mbetet arsimi në Drenas, ngritja e cilësisë dhe vazhdimi i projekteve.

“E kam dëshmuar edhe më parë se nuk i frikohem sfidave. Këtu kam parasysh besimin e plotë të Kadri Veslit në kompetencën time dhe përkrahjen e pa rezervë të kryetarit Ramiz Lladrovci për të zbatuar shumë projekte për ngritjen e cilësisë në arsim, dua të theksoj se vazhdon të jetë prioritet imi avancimi i sistemit arsimor në Komunën e Drenasit”, ka theksuar drejtori Gjoka.

Ai ka përmendur projektet dhe investimet në arsim, duke shprehur gatishmërinë që ato t’i vazhdoj edhe me tutje.

Me poshtë postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë, miq e bashkëpunëtorë,

Emri im është vendosur në listën e të propozuarve për deputet nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas. E falënderoj çdo anëtarë të kryesisë së Degës së PDK-së për besimin e dhënë, por dëshiroj ta vazhdoj kontributin tim si drejtor i DKA-së dhe nuk do të jem pjesë e Listës zgjedhore të PDK-së për Parlamentin e Kosovës.

E kam dëshmuar edhe më parë se nuk i frikohem sfidave. Këtu kam parasysh besimin e plotë të Kadri Veslit në kompetencën time dhe përkrahjen e pa rezervë të kryetarit Ramiz Lladrovci për të zbatuar shumë projekte për ngritjen e cilësisë në arsim, dua të theksoj se vazhdon të jetë prioritet imi avancimi i sistemit arsimor në Komunën e Drenasit.

Ndihem mjaft mirë që vitin e kaluar kemi arritur të realizojmë shumë projekte: Pjesëmarrja e nxënësve tanë në gara dhe konferenca vendore e ndërkombëtare dhe në Parlamentin Evropian, pajisjen e shkollave me kushte cilësore për mësimnxënie dhe mësimdhënie, si furnizimin e të gjitha shkollave me kabinete të informatikës, me tabela interaktive, projektorë, televizorë, pajisjen e shumicës së shkollave me laboratorë të shkencave të natyrës, laborator virtual të shkencave të natyrës – i pari i këtij lloji në Kosovë, pajisjen e të gjitha shkollave me sistem të kamerave, furnizimin e të gjitha shkollave me inventar – dollap personal për secilin nxënës të nivelit klasor dhe shumë projekte të tjera me vlerë për arsimin në komunën tonë.

Edhe në këtë vite kemi planifikuar shumë projekte në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim.

Do të jemi nikoqir të konferencës ndërkombëtare me ekspertë të arsimit nga Finlanda, Gjermania, Austria dhe rajoni, e para e kësaj natyre dhe këtij niveli në Kosove. Do ta digjitalizojmë komplet sistemin e arsimit në Komunën tonë. Pra, këto janë disa nga punët që na presin dhe jam shumë krenar me të arriturat e deritashme dhe gatishmërinë për t’i zbatuar projektet e reja.

Faleminderit për besimin nga dega e PDK-së si dhe Kryetari Lladrovci. Arsimi mbetet prioritet imi dhe shpreh gatishmërinë për të çuar projektet përpara!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë