Policia bastisë një shtëpi në Drenas

Policia ka bërë bastisje në një shtëpi në Drenas pas dyshimit se kishte të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie dhe 34 fishekë të kalibrit 12 mm, si dhe disa pajisje shtesë të armëve.

Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë intervistuar dhe pastaj janë liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë