Mbetet një veturë e bllokuar në nënkalimin në Arllat

Nënkalimi në Arllat të Drenasit është bërë i pakalueshëm si pasojë e ujit të grumbulluar.

Reshjet e mëdha të shiut që po bien pandërprerë ka bërë që kjo rrugë të jetë e pakalueshme.

Sipas informacioneve të reja një veturë ka mbetur e bllokuar në këtë nënkalim, në Arllat të Drenasit.

Kështu banorët e Negrocit, Vuçakut dhe një pjesë të Arllatit janë detyruar të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë