Ekipet emergjente në Drenas janë në teren për t’i evituar problemet nga reshjet e shiut

Komuna e Drenasit, njofton të gjithë qytetarët se ekipet emergjente janë dal në teren që në orët e hershme të mëngjesit për t’i evituar problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut.

Kërkojmë nga ana e qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga reshjet e dendura të shiut. Ekipet emergjente janë në teren dhe duke u marr me të gjitha rastet që paraqiten nga ana e qytetarëve, por kërkojmë nga qytetarët të kenë durimin dhe mirëkuptimin, sepse ne të gjitha rastet do të këtë ndërhyrje nga ekipet emergjente për të evituar rastet.

Komuna e Drenasit, ju falënderon për mirëkuptim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë