Drenasi e Skenderaj vazhdojnë të jenë në zonën e gjelber

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatat e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 15 janar, në “Zonën e kuqe”, janë vetëm 7 komuna:

Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Obiliqi, Zubin-Potoku dhe Leposaviqi.

Në “Zonën e verdhë”, janë po ashtu 7 komuna:

Mitrovica e Jugut, Ferizaj, Lipjani, Podujeva, Vushtrriu, Parteshi dhe Juniku.

Ndërsa, në “Zonën e gjelbër”, janë 24 komuna:

Kllokoti, Gjakova, Kamenica, Peja, Drenasi, Skënderaj, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Gjilani, Ranillugu dhe Graçanica.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë