Asamblisti i Drenasit, Petrit Gashi: Dëme të mëdha si rezultat i reshjeve të shiut

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Petrit Gashi ka njoftuar se për dy ditë të pandërprera të reshjeve të shiut në komunën e Drenasit janë shkaktuar probleme të mëdha dhe dëme të riparueshme si qytetarëve po ashtu edhe komunitetit të biznesit.

“Këto dëme të cilët po e vuajnë qytetaret dhe bizneset kanë nevojë urgjente për ndihmë nga shteti, prandaj i bëjë thirrje komunës së Drenasit dhe Qeverisë së Kosovës që sa më shpejt të ju dalin në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve dhe të i mbështesin në këto ditë të vështira”, ka thënë Gashi.

Ai mbetet më shpresë që një komision vlerësues të dalë sa me shpejt në terren në mënyrë që të vlerësojë dëmet dhe të ju dalë sadopak në ndihmë secilit sepse në njërën anë pandemia, e në tjetrën anë varfëria dhe vërshimet e kanë vështirësuar jetën e të gjithëve.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=766863063926859&id=100018095162534

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë