Albin Kurti: Kur rrezikohet demokracia në Amerikë, bota nuk është më e sigurt

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje , Albin Kurti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në SHBA. Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se kur demokracia në SHBA kërcënohet, atëherë e gjithë bota nuk është e sigurt.

“Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt”, shkroi Kurti.

“Njerëzit e Kosovës i kanë përcjell me shqetësim të madh skenat trishtuese në Capitol Hill dhe ne bëjmë thirrje për transferim paqësor të pushtetit, duke respektuar vullnetin e popullit amerikan, e jo dhunë nga ekstremistët e së djathtës”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë