Lladrovci: Sot, urdhri “Gatitu” merr peshë e kuptim!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar ushtarët, oficerët e FSK-së dhe qytetarët për vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës që FSK nga sot, mund t’i bashkohet në misione paqësore, ushtrisë amerikane.

Lladrovci ka shkruar se “me emocione, kujtojmë ushtarët dhe oficerët e UÇK-së të rënë në beteja gjatë luftës çlirimtare, për vizionin e tyre, ëndrrën e çlirimit dhe fuqizimit të ushtrisë tonë, krah ushtrisë dhe shtetit amerikan”.

Ja postimi i Ramiz Lladrovcit:

Krenar me Kuvendin që njëzëri votoi që të jetësohet urdhri “Gatitu” për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përtej kufijve të Republikës sonë, krah ushtrisë amerikane.

Me emocione, kujtojmë ushtarët dhe oficerët e UÇK-së të rënë në beteja gjatë luftës çlirimtare, për vizionin e tyre, ëndrrën e çlirimit dhe fuqizimit të ushtrisë tonë, krah ushtrisë dhe shtetit amerikan.

Më shumë se kurrë, sot urdhri “gatitu”, merr peshë e kuptim, sepse po realizohet ëndrra jonë për ushtri profesionale dhe të gatshme të veprojë me aleatët tanë, në dobi të paqes dhe vlerave demokratike.

Urime ushtarë, oficerë të FSK-së dhe qytetarë. Urime bashkëpunimi me Ushtrinë amerikane!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë