Ferat Shala kundër koalicionit me NISMA-n

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka dalë haptas kundër një koalicioni parazgjedhor të mundshëm me Nisma-n Socialdemokrate të Fatmir Limajn.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se PDK nuk pranon kushte nga askush sepse ka trupën e vet mjaftë të kompletuar, transmeton IndeksOnline.

“Nuk ka mundësi që të pranojmë asnjë lloj kushti nga askush. Ne jemi opozitë dhe si ta marrim me veti një pjesë të keqqeverisjes”, ka thënë Shala në pyetjen se a mund të ketë koalicion mes PDK-së e Nismas.

Ai ka thënë se PDK nuk pranon imponime në platformën e saj politike.

“Ndihemi komod, të moralshëm e të patër sepse para një kohë na kishin vënë vija të kuqe disa subjekte, e sot e kanë kuptuar se e kanë pasur gabim”, ka thënë Shala duke këshilluar kolegët e partive tjera që t’i lënë vijat e kuqe e të ofrojnë program të qartë për qytetarin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë