Nga arresti shtëpiak, Fjolla Morina publikon një video në krah të të dashurit

Këngëtarja ka publikuar një video me të dashurin nga arresti shtëpiak.

Fjolla Morina dhe i dashuri i saj duket se po i përballojnë së bashku problemet me drejtësinë, pas arrestimit në kufi ku u kapën me armë paleje.

Ata janë bërë mbështetje për njëri-tjetrin në këto ditë të vështira për këngëtare, e cila po vuan masën “arrest shtëpie” në Kukës.

Këngëtarja publikoi një video në krah të biznesmenit, teksa kokën e mbante mbështetur në kraharorin e tij dhe shkroi: “Mbreti im”.

Morina nuk e zbuloi identitetin e mashkullit në krahët e saj, por nisur nga dëshmitë e tyre në gjykatë ku pranuan se janë të dashur, mendohet se ai është biznesmeni Fisnik Syla.

“Me Fisnik Sylën jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat,”- mësohet se deklaroi Fjolla Morina para Gjykatës.

Ndërsa biznesmeni, i cili ndodhej në makinë së bashku me shoferin Fitim Muji kur këngëtarja u arrestua, dëshmoi se: “Jemi nisur nga Kosova me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se Fjollën e kam të dashur prej 2-3 muajsh dhe kam lidhje me të, ndërsa shtetasin Fitim Muji e kam shokun tim prej kohësh pasi jemi nga i njëjti fshat. Po vinim në Tiranë pasi Fjolla kishte një klip për të bërë dhe ne po e shoqëronim.”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë