Kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci trajton kërkesat e qytetarëve për Projekt-Planin Zhvillimor Komunal të Drenasit 2020-2028

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, së bashku me Drejtoreshën për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit Flutura Avdiu, pas përfundimit të shqyrtimit publik të Projekt-Planit Zhvillimor Komunal të Drenasit 2020-2028, ka pritur në takim përfaqësues të GIZ-it gjerman, kompanisë hartuese Plan A Consulting, Ekipin Komunal të Planifikimit, ku ne këtë takim janë trajtuar të gjitha kërkesat e qytetarëve për Projekt-Planin Zhvillimor Komunal të pranuara në afat ligjor 30 ditë që nga dita e hapjes së shqyrtimit publik, dhe në bazë të mundësive ligjore janë inkorporuar në dokumentin e Planit Zhvillimor Komunal për periudhën kohore 2020-2028.

Kujtojmë se, shqyrtimi publik për Projekt-Planin Zhvillimor Komunal të Gllogocit (Drenasit) 2020-2028, ka zgjatur 30 ditë që nga dita e hapjes, në të cilën gjatë periudhës së shqyrtimit publik qytetarët e Komunës së Drenasit kanë pasur mundësi që të japin vërejtjet, komentet dhe sugjerimet e tyre në librin e vërejtjeve apo përmes adresës elektronike: pzhkdrenas@gmail.com, duke pasur dhe mundësinë përmes vegëzes elektronike qasjen në versionin digjital të dokumentit të PZhK-së në:https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2020/02/Draft-PZHK-Gllogoc_05.02.2020-1.pdf

Projekt Plani Zhvillimor Komunal i Gllogocit (Drenasit) 2020-2028, pas shqyrtimit të gjitha kërkesave të qytetarëve në diskutimin publik prej 30 ditësh, shqyrtimin dhe aprovimit përfundimtar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ky propozim dokument, do të dërgohet për miratim në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë