Thaçi uron 7 Marsin: Kujtojmë me respekt sakrificën e mësimdhënësve në vitet më të errëta të robërisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar Festën e Mësuesit për të gjithë duke thënë se në këtë ditë kujtohet me respekt sakrifica dhe kontributi i jashtëzakonshëm i mësimdhënësve në vitet më të errëta të robërisë.

“Çdo 7 Mars, në Ditën e Shkollës Shqipe, Ditën e Mësuesit, kujtojmë historinë e shkollës shqipe që ka luajtur rol qenësor në zhvillimin e qytetërimit shqiptar, në krijimin e ndërgjegjes kombëtare dhe në emancipimin e përgjithshëm shoqëror”.

“Kujtojmë me respekt sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve në vitet më të errëta të robërisë”.

“Ndërkaq, sot urojmë të gjithë mësuesit, arsimtarët dhe pedagogët me besimin se ata vazhdojnë të jenë prijatarë të ngritjes së gjeneratave të reja të Kosovës, konkurrente dhe të barabarta me gjeneratat e tyre në rajon dhe më gjerë. Urime 7 Marsi”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë