Monumenti i Jasharajve në Drenas, bëhet logo zyrtare e Qeverisë për kremten e “Epopesë”

Në ftesat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”, më 5, 6 dhe 7 mars 2020, është publikuar logo e këtij përvjetori shumë të rëndësishëm të vendit tonë, me monumentin e Jasharajve në Drenas.

Kjo logo e Qeverisë që shënon 22 vjetorin e rënies heroike, paraqet shtatoret e Komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe heronjve kombëtar Shaban dhe Hamëz Jashari, në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas.

Monumenti i Jasharajve, me tri shtatoret e Ademit, Hamzës dhe Shabanit, spikasin me paraqitjen heroike, harmoninë, bukurinë dhe pamjen madhështore, duke i dhënë bukuri jo vetëm sheshit të Drenasit, por tërë Kosovës.

Publikimi i kësaj logoje brenda ftesës së Qeverisë, e bën krenare komunën e Drenasit dhe dashamirët e heroizmit të Jasharajve, por edhe të artit të skulpturës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë