Veseli-Kurtit: Kanë ndërru senet, duhet me e ndalë taksiratin me Serbinë për hir të gjeneratave

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u deklarua gjatë seancës së jashtëzakonshme për taksën 100%.

Duke iu referuar kryeministrit Kurtit, Veseli tha se tashmë kanë ndërruar gjërat.

 

 

“Kryeministër kanë ndërruar senet, duhet me u sill si kryeministër i një shteti të pavarur. Jo veç ty, po askujt nuk ia mohoi patriotizmin, por me Serbinë duhet me u nda sa më shpejtë, pasha besën çka ke nxjerrë fjalë këtu janë më tepër të një nëpunësi doganor, duhet me e ndalë taksiratin për hir të gjeneratave. Me Serbinë kurrë s’do të mundemi të dialogojmë njerëzisht me të, jo rasisht kemi pasur luftëra e luftëra me shekuj”, tha Veseli, shkruan Indeksonline.

Tutje ai shtoi se është mirë me Serbinë me qenë fqi nj të mirë, me pas komunikim të mirë, por me rujt Kosovën si shtet i arritur me sakrifica.

“S’je në nënpunës i doganave, i ke rrotullu kamionët e i ke marr tash ata t shkretë pas vetes me tregu se tash gjithçka është në rregull. S’është ashtu. Në opozitë ia vënë flakën v3endit, në pozitë gjithçka është mirë”, shtoi ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë