Përkujtohet beteja e Likoshanit dhe Qirezit, zbulohet pllaka përkujtimore e Mehmet dhe Naser Gjeli dhe Ibrahim Rexhepi

Më rastin e shënimit të 22-vjetorit të betejës së Likoshanit dhe Qirezit, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me stafin e tij, nënkryetarin e Skenderajt, Nuredin Lushtaku, shoqatat e OVL-UÇK, familjar dhe qytetarë, kanë bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Likoshan dhe Qirez dhe kanë venë buqeta me lule të freskëta.

Për nder të kësaj dite, është bërë edhe zbulimi i Pllakës Përkujtimore të Mehmet dhe Naser Gjeli, po ashtu Pllaka Përkujtimore është zbuluar edhe në kullën e Ibrahim Rexhepit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë