Ramiz Lladrovci priti mysafir shumë të veçantë: Vizitë që na zgjoi emocion

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vëllai i heroit Fehmi Lladrovci, priti mysafir vëllezërit dhe nipat e heroinës Xhevë Krasniqi Lladrovci, duke e cilësuar si miqësi të bekuar.

Z. Lladrovci ka theksuar se “këto emocione janë të ndërlidhura fort edhe me prindërit tanë, të Heroinës Xhevë dhe Heroit Fehmi dhe neve bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve të tyre”.

Ja postimi i z. Lladrovci në fb:

Miqësia jonë me Krasniqët ishte e bekuar, tashmë është pjesë e historisë tonë. Xheva dhe Feha, u bënë simbol i sakrificës së dashurisë për atdhe.

Sonte, ardhja e Atomit, Selimit, Fitimit, Kushtrimit, dhe nipave për qejf, na zgjoi emocionet dhe ndjenjat më fisnike të përjetuara në dekada.

Këto emocione janë të ndërlidhura fort edhe me prindërit tanë, të Heroinës Xhevë dhe Heroit Fehmi dhe neve bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve të tyre.

Faleminderit miq!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë