Kurti për Sylejman Selimin: Më vjen keq që është në liri me kusht, është njeri me shumë histori prapa vetes

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se është vizituar nga Sylejman Selimi, i cili i ka uruar suksese në punë.

“Dje më vizitoi bashkëluftëtari i komandantit legjendar, Adem Jashari, Gjenerallejtënant Sylejman Selimi. Shoku im, Gjeneral Selimi, më uroi suksese në punë e qeverisje të mirë. Më vjen keq që është në mbikëqyrje deri më 31 tetor 2020 meqenëse është ende i liruar me kusht”.

“Te ky njeri ka shumë histori. Takimet me të janë rikujtim i asaj që kemi kaluar bashkërisht si popull”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij të Instagramit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë