KEK-u ndërmarrje e suksesshme në shtetin e Kosovës

Kosova ka 17 Ndërmarrje Publike Qendrore, por Korporata Energjetike e Kosovës po përformon financiarisht më së miri.

Derisa ndërmarrjeve tjera iu ka gjetur një varg shkeljesh e lëshimesh menaxheriale KEK është radhitur në top listën e këtij raporti të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, përkatësisht, Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, e që është hartuar nga një auditor i jashtëm.

 

 

Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, e që është hartuar nga një auditor i jashtëm. Sipas këtij raporti KEK vazhdon të jetë “një korporatë financiarisht e vetë qëndrueshme, ka vazhduar të investoj në projekte kapitale me mjete vetanake, në kapacitete e saj prodhuese dhe gjeneruese të energjisë elektrike si dhe investimeve kapitale në përmirësimin e ambientit”.

Po ashtu në të gjitha kategoritë Korporata Energjetike e Kosovës është vlerësuar maksimalisht nga të gjitha ndërmarrjet tjera.

Menaxhimi financiarë është vlerësuar me 4 pikë, ndërsa auditimi është vlerësuar me 3 pikë. Edhe transparenca e kësaj ndërmarrje publike është vlerësuar jashtëzakonisht mirë nga ky auditim i pavarur.

Në të gjitha këto kategori pikë më të larta se sa KEK nuk ka marr asnjë nga të gjitha ndërmarrjet publike qendrore. Auditori ka vlerësuar edhe angazhimin dhe përgjegjësin e lartë që ka treguar kjo ndërmarrje në raport me aksionarin përkatësisht Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë