Ja si tallet Ramiz Lladrovci me disa postime në rrjetet sociale

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tallet me disa njoftime të shpërndara në rrjetin social si lajm mortor.

“Sa ma marrin kaq shpesh në gojë emrin tim, këta varrmihës le të vajtojnë dështimin e vet politik. Vdekje më të rëndë politike sesa nga vardisja deri te përkulja- nuk besoj se mund të ketë”, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social.

Ja postimi i plotë në rrjetin social:

Shkruar më 0202 2020, ora 22:22
Antalya Turkye

Disa varrmihës të VV-së ma kishin përmend emrin në njëfarë njoftimi. Nuk habitem me këta keqbërës.

Sa ma marrin kaq shpesh në gojë emrin tim, këta varrmihës le të vajtojnë dështimin e vet politik. Vdekje më të rëndë politike sesa nga vardisja deri te përkulja- nuk besoj se mund të ketë.

Idealet, parimet dhe kauzat dolën mashtrim!

Seanca e nesërme e Kuvendit është më shumë Akademi Përkujtimore për kauzat e VV-së nga të cilat u largua, para se të marrë qeverisjen. Fitimtarë të vërtetë do të jenë ata që i realizojnë zotimet!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë