NJOFTIM PUBLIK – Shqyrtimi publik dhe prezantimi publik i Projekt- Planit Zhvillimor Komunal të Gllogocit 2020-2028.

Njoftohet publiku i interesuar se me datë 05.02.2020 në ora 14:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Gllogoc, bëhet hapja zyrtare e shqyrtimit publik dhe prezantimi publik i Projekt- Planit Zhvillimor Komunal të Gllogocit 2020-2028.

Përmes këtij njoftimi publik ftohen qytetarët që të zhvillojnë konsultime dhe shqyrtime publike në mënyrë që të inkurajojnë pjesëmarrjen transparente të publikut në këtë dokument strategjik multisektorial.

Vendimi për shpalljen e shqyrtimit publik të Projekt- Planit Zhvillimor Komunal është miratuar me datë 31.01.2020, nga Kuvendi Komunal Gllogoc. Shqyrtimi publik do të zgjatë 30 ditë që nga dita e hapjes.

Vegzën elektronike për qasje në versionin digjital të dokumentit të PZHK-së mund ta gjeni në: https://kk.rks-gov.net/gllogoc/.

Vërejtjet, komentet dhe sugjerimet mund të bëhen në librin e vërejtjeve apo përmes adresës elektronike: pzhkdrenas@gmail.com. Shqyrtimi publik është i hapur çdo ditë pune nga ora 10:00-15.00 në Kuvendin Komunal Gllogoc.

Pjesëmarrja juaj na ndihmon në përfundimin e procedurave për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal të Gllogocit 2020-2028.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë