Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit (VIDEO)

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim kanë qenë 9 pika të rendit të ditës, mirëpo kryesuesi i Kuvendit ka propozuar edhe një pikë shtesë për këtë mbledhje, propozim për ndryshim-plotësimin e rregullores komunale për taksa, tarifa dhe gjoba.

Në mbledhjen merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it dhe monitorues nga organizata joqeveritare KDI.

Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar dhe aprovuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;

U bë Betimi asamblistit të ri Përparim Bajraktari nga Partia e subjektit politik -Vizioni për Drenasin, pas dorëheqjes se asamblistit Endrit Gllareva në Kuvendin Komunal Drenas,

Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 27.12.2019 ka kaluar me shumicë votash.

Draft Propozim strategjia e zhvillimit ekonomik Lokal 2020 -2024 ka kaluar me shumicë votash

Propozim Vendim për shqyrtimin publik të Projekt-Planit Zhvillimor Komunal të Drenasit për periudhën 2020-2028, po ashtu ka kaluar me shumicë votash.

Plani vjetor i Kryetarit të Komunës dhe qeverisë komunale për vitin 2020

Janë paraqitur raportet e Komiteteve Konsultative për vitin 2019; Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Arsim Kulturë Rini dhe Sport, Komitetit për Zhvillim Ekonomik Mbrojtje të Ambientit Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, dhe Komitetit për Persona me Aftësi të Kufizua.

Po ashtu është diskutuar edhe raporti Financiar i Zhvillimit të Buxhetit janar-dhjetor 2019

Para anëtarëve të Kuvendit është paraqitur edhe njoftimi rreth përfundimit të kontratave për shfrytëzim të pronës se paluajtshme të Komunës se Drenasit

Ndërsa me shumicë votash është miratuar edhe propozimi për ndryshim-plotësimin e rregullores komunale për taksa, tarifa dhe gjoba.

Në të ndryshme, nga anëtarët e Kuvendit të Komunës janë diskutuar disa çështje ne interes të përgjithshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit dhe kanë marr përgjigje nga ekzekutivi.

Me gjerësisht mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 31.01.2020 mund ta ndiqni në ueb faqen zyrtare të Komunës dhe në kanalin YouTube; https://kk.rks-gov.net/gllogoc/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë