Lladrovci me plot emocione uron për ditëlindje Bekim Jasharin

Sot, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot me miq e dashamirë ka vizituar për një rast të veçant kryetarin e Drenasit, Bekim Jasharin.

Ramiz Lladrovci me plot emocione, ka shkruar në rrjetin social: “Në këtë datë, Hamëz Jasharit dhe Feride Mecini-Jasharit, iu lindi djali i parë, Bekimi. Bekimi sot, si kryetar i Skenderajt, përcjell traditën më të ndritur të Jasharajve në liri”.

Ja postimi i plotë i Lladrovcit në fb:

Sot, me miq e dashamirë, nga Drenasi, shkuam për një ngjarje të veçantë, në Skenderaj. Shkuarja në Komunë, ishte e lidhur me një ngjarje të veçantë e cila lidhet jo vetëm me Kryetarin e saj, por edhe me Familjen emblematike Jashari, me Kullën e Shaban Jasharit.

Në këtë datë, Hamëz Jasharit dhe Feride Mecini-Jasharit, iu lindi djali i parë, Bekimi. Bekimi sot, si kryetar i Skenderajt, përcjell traditën më të ndritur të Jasharajve në liri, duke u angazhuar me të gjitha forcat për mirëqenien e qytetarëve të kësaj komune dhe përmbushur amanetin e paraardhësve të tij për liri, paqe e mundësi të barabarta.

Bekim Hamëz Jasharit i shpreha urimet më të përzemërta që të ketë shëndet dhe lumturi në Kosovën e lirë, në Kosovën e përkushtimit dhe sakrificës. Urime dhe gëzuar, edhe shumë e shumë vite tjera të lumtura Bekim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë