Stacioni Policor në Drenas prezanton raportin vjetor të punës për vitin 2019

Të hënën Stacioni Policor i Drenasit, në sallën e Kuvendit të Komunës, kanë prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2019, raport i cili është vlerësuar se viti i kaluar ka qenë shumë i qetë dhe pa incidente, duke vazhduar në ruajtjen e qetësisë publike në Drenas.

Në këtë takim, merrnin pjesë, komandantja e Stacionit Policor në Drenas, Feime Bajrami me stafin e Stacionit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci me stafin e tij, OJQ, përfaqësues të KFOR-it dhe të institucioneve lokale.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Policinë e Kosovës të cilët kanë kontribuar në ruajtjen dhe qetësinë publike në Komunën e Drenasit dhe bashkëpunimin që kanë treguar gjatë vitit raportuese dhe ka uruar që edhe viti 2020 të jetë po aq bashkëpunues për të ruajtur sigurinë publike në vend. “Në secilën kërkesë të Komunës, kemi hasur në bashkëpunimin profesional dhe në suaza ligjore. Këtë vit do të kemi më shumë punë, sepse do të marr masa ndaj pronave të uzurpuara publike dhe pres mbështetje nga ana e juaj”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Ndërsa komandantja e Stacionit Policor në Drenas, Feime Bajrami, ka thënë se viti 2019 ka qenë i suksesshëm dhe bashkëpunues me institucionet relevante për ruajtjen dhe qetësinë publike. Me theks të veçantë, ka përmendur Komunën e Drenasit dhe kryetarin Lladrovci si dhe drejtorit komunale për vazhdimin e bashkëpunimit, po ashtu ajo ka falënderuar edhe komunitetin fetar dhe qytetarët për bashkëpunimin me policinë dhe që nuk është shënuar asnjë rast të dhunës ekstreme me motive fetare, apo me vrasje.

Në këtë takim është prezantuar raporti i detajuar me statistika të rasteve të ndryshme të Stacionit Policor të Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë