Grenell thotë se ka arritur marrëveshje në parim me Kosovën e Serbinë për hekurudhat

Pas dakordimit që në mes të Kosovë e Serbisë të ketë një linjë ajrore, emisari amerikan në bisedimet Kosovë -Serbi ka bërë me dije në Beograd se ka arritur t’i bindë palët që të bëjnë marrëveshje edhe për hekurudhat.

Gjatë takimit me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, Grenell ka thënë se marrëveshja për hekurudhat është arritur në parim.

“Ejani të ulemi dhe të bëjmë marrëveshje për hekurudhat” ka thënë Grenell duke paralajmëruar vazhdimin e bisedave për këtë temë.

Vuçiq duke kërkuar heqjen e taksës ka thënë se një marrëveshje për hekurudhat nuk ka kuptim nëse nuk ka mallra në trena. Ndërsa ka thënë se Serbia është e gati për të punuar në ndërtimin e autostradës në drejtim të Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë