TI: Kosova përkeqësohet në luftën kundër korrupsionit, radhitet e 101-ta (FOTO)

Organizata ndërkombëtare ‘Transparency International’ e ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, në të cilin paraqitet se mbi dy të tretat e vendeve janë duke stagnuar në përpjekjet anti-korrupsion.

Ndërsa Kosova në indeksin e këtij viti, radhitet e 101-ta me 36 pikë gjithsejt, njofton Klan Kosova.

Kjo do të thotë që vendi ka shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin paraprak, kur ka qenë në vendin e 93-të, me 37 pikë.

Sipas Transparency International, mbetet të shihet nëse Qeveria e re do të sigurojë një standard më të lartë të integritetit politik.

Shqipëria renditet në vendin e 106 duke ku bashkë me Maqedoninë e Veriut kanë renditje më të dobët se vendet e tjera të rajonit.

Serbia ka rënë nga pozita 87 në pozitën 91. Në fund renditet Somalia si vendi më korrupsionin më të lartë në botë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë