Lladrovci pret në takim delegacionin gjerman – përurojnë kabinetin e informatikës në gjimnaz

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të enjten ka pritur në takim delegacionin nga Gjermania, ku ishin të pranishëm mësimdhënës, biznesmen e nxënës nga ky vend. Në takimin e mbajtur në Sallën e Kuvendit, kryetari Lladrovci njoftoj të pranishmit me një përmbledhje të gjendjes aktuale në Komunën e Drenasit, për të arriturat, realizimin e projekteve dhe sfidave me të cilat ballafaqohet komuna jonë, dhe njoftoj për mundësit që Komuna u ofron bizneseve për lehtësirat dhe mundësit e të bërit biznes.

Delegacioni gjerman, ka përçuar edhe mesazhin e qytetarit të nderit të Komunë së Drenasit, Rainer Wieland, i cili ka vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e kryetarit Lladrovci për zhvillimin e Drenasit. Delegacioni gjerman ka shtruar edhe pyetje kryetarit Lladrovci dhe drejtorëve të drejtorive komunale për mundësit e të bërit biznes, ku edhe kanë marr përgjigje.

Pas këtij takimi, kryetarit Lladrovci së bashku me delegacionin dhe ministrin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala kanë marr pjesë në përurimin e kabinetit të informatikës në gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, projekt i financuar nga Ministria.

Para të pranishmëve, fjalë rasti kanë mbajtur, kryetari Lladrovci, ministri Muzafer Shala dhe përfaqësuesja e organizatës gjermane për arsim “Education Unlimited a.V” Kerstin Zielosko Labonte. Kjo e fundit ka falënderuar kryetarin Lladrovci dhe ka vlerësuar se ka bërë gjithçka që është e mundur për realizmin e projekteve arsimore që ka Komuna e Drenasit me shkollat gjermane.

Në fund të këtij takimi, të pranishmit kanë pasur mundësin të shohin nga afër prezantimin në gjuhën gjermane nga nxënësit e kësaj shkolle, që po ashtu kishin përgatitur edhe disa projekte inovative të krijuara nga vetë nxënësit e që zgjuan interesim tek mysafirët gjerman.

Ndryshe, Komuna e Drenas prej vitesh ka bashkëpunim të mirë me disa Komuna në Gjermani, Austri e Finland, ku përmes shkëmbimit të përvojave arsimore, janë realizuar disa projekte në shkolla, qoftë përmes vizitave të ndërsjella edhe formës së komunikimit online mes nxënësve në gjuhën gjermane.

Më qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe të mësimdhënies, në shtator të këtij viti, do të mbahet një konferencë ndërkombëtare e arsimit në Drenas, ku do të marrin pjesë ekspert të arsimit nga Gjermania, Austria, Finlanda dhe nga rajoni.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë