Kryetari Lladrovci pret në takim përfaqësuesin e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, z. Faber

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me Drejtorin për Infrastrukturë Lokale, Endrit Gllareva dhe zyrtarët tjerë komunal, pas një letre dërguar Komisionit Evropian (EU) kanë pritur në takim përfaqësuesin e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, z. Luc Faber dhe ekspertin e jashtëm, z. Fatos Tahiri.

Qëllimi i këtij takimi ishte për të adresuar shqetësimet në lidhje me plasaritjet që kanë ndodhur në objektin e komunës, projekt ky i financuar nga Komisioni Evropian.

Kryetari Lladrovci gjatë takimit i njoftoi për gjendjen në objektin aktual të komunës dhe plasaritjet që kanë ndodhur në muret dhe dyshemenë e objektit.

Lladrovci kërkoi të kemi një raport në lidhje me stabilitetin e objektit dhe të vërtetohet se a janë plasaritjet vetëm sipërfaqësore apo edhe në strukturë.

Mbikëqyrësi i projektit z. Faber me ekspertin e angazhuar z. Tahiri dhe bashkë me stafin komunal, kontrolluan gjendjen e objektit për shqetësimet e paraqitura nga ana e Kryetarit Lladrovci dhe incizuan gjendjen ekzistuese të objektit.

Ai gjatë takimit konfirmoi se do të dalë me një raport profesional, zyrtar, lidhur me stabilitetin e objektit.

Ndryshe, projekti i Komunës së Drenasit është financuar nga Komisioni Evropian.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë